“Protesta e sotme ka për qëllim që të ngriti shqetësimin e banorëve të fshatit Bibaj për bllokimin e pronave që po i bëhen banorëve më autostradën e cila nuk ka lënë qasje në këto prona”.
“Banorët e fshatit Bibaj deri më sot nuk e kundërshtuan këtë projekt pasi ishim edhe të shkelur edhe në çmimin e shpronësimit të pronave heshtëm”, tha për ferizajpress.com Faton Haxhisalhu kryetar i fshatit Bibaj.

“Fshati Bibaj kufizohet me 270 hektar tokë bujqësore prej ku afër 80 hektarë mbeten në pjesën tjetër pa qasje. Janë tre rrugë që e lidhin gjithë këto pjesë të tokës”.
“Pas bllokimit të rrugës së parë ne heshtëm, heshtëm edhe për të dytën, por tek bllokimi i rrugës së tretë morëm vendim që të protestojmë. Arsye e kësaj proteste është se për të pasur qasje tek kjo pjesë e tokës duhet të shkohet deri në Talinoc dhe Pojatishtë. Këtë e bënë më shqetësuese akti se tani është koha e të mbjellurave e që si zonë bujqësore llogaritet zonë me rëndësi jetike për banorët e kësaj ane”.
Haxhisalihu tha se për këtë është biseduar edhe me kryetarin e komunës Muharrem Svarqa të cilit ia kanë përcjellë këtë shqetësim të banorëve.























