Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, investimet e huaja direkte në periudhën janar-qershor arrijnë vlerën e 97.5 milionë eurove, ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2015 vlera e IHD-ve ishte 163 milionë euro.
Arbër Muhaxheri, drejtor në Drejtorinë për Promovimin e Sektorit Privat në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, ka thënë për gazetën “Zëri” se pavarësisht rënies së IHD-ve krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2016-s me periudhën e njëjtë të 2015, ai thotë se shohin potencial të rritjes së IHD-ve në 18 muajt e ardhshëm duke pasur parasysh ciklet e biznesit dhe planet e investimet shumëvjeçare të kompanive ndërkombëtare.
“Duke u bazuar në këtë periudhë të publikuar në raport, IHD-të në Kosovë arrijnë vlerën e 97.5 milionë eurove.






















