• Latest
  • Trending
  • All

Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare si leksion për Tiranën

29/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare si leksion për Tiranën

29/09/2016
in Aktualitet, Diaspora, Opinion

Petrit Kuçana

Mbi 300 biznesmenë shqiptarë nga mbarë bota, mësohet të jenë bashkuar në New York nën siglën e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në  një forum ekonomik.  Ky takim i biznesmenëve të diasporës mbarëshqiptare, duket se a kaluar në një stad më të avancuar organizimi dhe suksesin nuk e garantuan thjesht dhe vetëm pjesëmarrja e lartë e shqiptarëve të suksesshëm në diasporë, Presidenti Nishani, Kryeministri Mustafa, ministra dhe zyrtarë të shteteve shqiptare, apo hapësirave të tjera shqiptare, qoftë edhe e senatorëve apo kongresmenëve amerikanë. Duket se ky forum, si i pari i llojit të tij për diasporën shqiptare, është një provë konkrete e domosdoshmërisë së bashkëpunimit ndërshqiptar në diasporë, pa ndonjë përkrahje apo domethënëse nga shteti apo shtetet shqiptare.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Është sfidë në vete për të hulumtuar se sa prej këtyre biznesmenëve shqiptarë të diasporës, kanë arritur “të guxojnë dhe të investojnë” në vendlindje,  ku të paktën këta të Britanisë herë pas here kanë shfaqur shqetësimin e hapur për problematikën e panumërt për të investuar në Atdhe.

Duket se ka një kontraditë themelore mes të ashtuquajturit “Samit të diasporës”, që do të zhvillohet në nëntor nën përkujdesjen e kryeministrit Rama, me forumin e zhvilluar në New York. Në fazën e parë “të selektimit” të “samitxhinjve”, shumë prej këtyre biznesmenëve nuk janë ftuar. Samitxhinjtë janë përzgjedhur sipas disa preferencave të ambasadave në vende të ndryshme, pa kritere specifike dhe praktikisht “fejsbukizmi” duket se ka qenë kriter themelor.

Prononcimi i Presidentit të Republikës për gazetën Illyria se “më duhet të them me shumë keqardhje se nuk kam asnjë informacion se çfarë është ky samit, kush e organizon, pse e organizon, çfarë temash do të trajtojë, çfarë platforme ka, si do të organizohet etj” zbeh çdo dritë shprese…

Te bindur në një dështim të mundshëm, stafi i kryeministrit hapi një faqe interneti, ku u kërkohet aplikantëve për pjesëmarrje në samit, të plotësojnë ca formularë në mënyrë që të marrin pjesë. Duket se kjo zgjidhje i shpërlan nga  “mëkati” stafet e ambasadave,  por mbase nuk duhet ndalur asnjë moment të vetëm në videon e kryeministrit për diasporën, pasi edhe përcjellësi më i mirë i lajmeve në mëmëdhe e  ka të pamundur të gjejë një fjali të vetme të kryeministrit për diasporën që pas ditës së ardhjes në pushtet. As që mund të diskutohet për ndonjë iniciativë konkrete, përveç premtimit me zë dhe figurë, për të drejtën e votës së emigrantëve shqiptarë, që nuk u realizua e kushedi kur mund të bëhet realitet, pasi vetëm shqiptarët e Shqipërisë në diasporë, nuk kanë të drejtën e votës në vendet ku jetojnë. Më kot mund të vëzhgohen lëvizjet e kryeministrit në vende të ndryshme të botës dhe takimi me “shqiptarët e atjeshëm” mbetej i munguar. Mbi dhjetë herë ka qenë kryeministri në Londër dhe një herë të vetme nuk mori mundimin që të takojë as ata shqiptarët e suksesshëm, që kanë pushtuar dhe po pushtojnë mediat e botës, PHD, lektorët shqiptarë të Universiteteve Britanike,  sipërmarrësit tmerrësisht të suksesshëm etj etj, por nuk nguroi të merrte pjese edhe në takime ku flitej bie fjala për sportin (eksperienca personale e tij)…

A është Rinasi argumenti me kokëfortë i moskokëçarjes për diasporën?

A mund të bëhej së paku sa Kosova për diasporën? Të kishte një ministri për diasporën?

Një praktikë e tillë është ndjekur përgjithësisht edhe nga ministrat e tij dhe diaspora ngjante me një fjalë që sjell përshtjellim, sesa si potencial i jashtëzakonshëm njerëzor dhe jo vetëm.  E njëjta gjë ndodhi edhe me kryetarin e parlamentit Meta gjatë vizitës së tij në Londër, ku u shënjua edhe një takim në parlamentin britanik, (përveç takimeve protokollare). Me gjithë kujdesin e stafit të tij nga Tirana, (në të shumtën e rasteve Ambasadat anashkalohen) në kronikat që iu servirën medias shqiptare, dallohej qartësisht se më i madh ishte numri i “të ardhurve” pra shoqëruesve të Metës sesa i pritësve, në një prej sallave bosh të parlamentit Britanik. Sa qesharake aq e dhimbshme… qoftë edhe kur mendon se udhëtime të tilla bëhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, se mos është vetëm ky problemi, se mos vetëm udhëtimet e tyre. Realisht diaspora duket se mbetet e vetmja shpresë e ndryshimit, e këtë kanë filluar ta kuptojë edhe Tirana, që me patjetër është e vetëdijshme se diaspora nuk mund të blihet dhe as të manipulohet kurrsesi, apo të paktën mund dhe duhet t’u jepet shansi emigrantëve, qofshin thonj-paprerë ose jo… dhe rrjeti i bizneseve të diasporës duhet të jetë leksion për Tiranën.

 

Tags: edi rama
Previous Post

Qeveria s’ka ‘Plan B’ për Brezovicën

Next Post

Humbëm 13 milionë paund nga rrahja barbare. Pas “Omnix” largohen edhe anglezët nga Shqipëria?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Humbëm 13 milionë paund nga rrahja barbare. Pas “Omnix” largohen edhe anglezët nga Shqipëria?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.