Miratimi i tij u bë në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal e cila u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit, përfaqëesues të OSBE-së dhe mediat.
Në vazhdimin e kësaj seance, e cila ishte ndërprerë në mbledhjen e 23 shtatorit pos buxhetit i cili do të jetë 3.33 për qind më i madh nga ai aktual u miratua edhe rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin e ardhshëm.