• Latest
  • Trending
  • All

Valon Llabjani, Doktori i shkencave që nisi shkollimin në bankat e shtëpive private

27/09/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 17 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Valon Llabjani, Doktori i shkencave që nisi shkollimin në bankat e shtëpive private

27/09/2016
in Udhetimi im

Nuk janë të paktë shqiptarët e Kosovës që kujtojnë mësimin në shtëpitë private gjatë kohës së Millosheviçit. Brezi i ri mund të ketë dëgjuar për atë kohë e mbase ka parë ndonjë kronikë televizive apo të lexuar ndonjë rrjesht në ndonjë gazetë apo libër. E nëse për shumë mbetet vështirësisht e besueshme sesi zhvillohej mësimi në atë kohë në Kosovën e okupuar, për shumë mund të përbëjë befasi që një nxënës i asaj “shkolle” sot është doktor i shkencave biologjike në Mbretërinë e Bashkuar.
Është e mrekullueshme të intervistosh bashkatdhetarë kaq të suksesshëm , e për më tepër të dëgjosh udhëtimin e tyre drejt suksesit . Pa dyshim që nuk ka qenë aspak e lehtë kjo rrugë , ka qenë e mbushur plot sakrifica , punë por mbi të gjitha etje për të realizuar ëndrrat. Në këtë shkrim rrugëtimi bëhet fjalë për Z.Valon Llabjani të riun nga Kosova, i cili na tregon sesi e ka përjetuar largimin nga vendlindja dhe si arriti të ngjisë shkallët e suksesit.
Udhëtimi i tij në profesion nuk ka qenë nga ato udhëtimet të mbushura me kujtime të ëmbla fëminore e aventura adoleshente. Për fatin e keq si të shumë gjeneratave të mëparshme, ai ka kaluar një pjesë të shkollimit nëpër shtëpi private të përndjekur dhe me rrezik për jetë.
Përjetuan luftën ku ju desh të lënë shtëpitë e tyre mbrapa, si të tillë të larguar për në rrugë pa destinacion, ishin shumë të lënduar dhe të pashpresë. Kujton momentet kur iu u dha mundësia të emigrojë për në Mbretërinë e Bashkuar të trishtuar dhe totalisht të pa shpresë, por kjo mundësi i bëri më të fortë e filluan të mendojnë se më në fund mund të kishte një të ardhme më të ndritshme në ishullin perëndimor ku çdo kush e ëndërronte.
Z. Valon tregon rreth vështirësive nëpër të cilat kanë kaluar para dhe pas luftës, e këto vështirësi formuan karakterin e tij edhe e bënë më të fortë e guximtar sikurse i dhanë shtysë për të kuptuar se ku dëshironte të ishte dhe çfarë dëshironte nga jeta .
Padyshim me përkrahje të vazhdueshme të prindërve dhe pune të palodhur, ka arritur të realizoj ëndrrën për të pasur titullin më të lartë shkencor si Doktor i Shkencave Biologjike. Puna e tij vazhdon me studime të mëtejshme postdoktorature dhe angazhime personale në biotech kompaninë e themeluar pikërisht për të sjellë në botën e shkencës gjëra të reja përmes produkteve të reja që do të ndihmojnë përmirësimin e metodave hulumtuese medicinale.

Pyetjes se cilët kanë qenë stacionet e udhëtimit të tij Valoni i tregon me detaje dhe plot dashuri për kujtimet e fëmijërisë në vendlindje . Shkollën fillore e ka kryer në komunën e Ferizajt në Kosovë.
Pas emigrimit në Angli ka vazhduar shkollën e mesme këtu në Lancaster dhe gjithë shkollimin e lartë duke përfshirë BSC(Hons) në Universitetin e Prestonit në degën Biochemistry, Masters by Research në Universitetin e Lancasterit dhe PHD në Universitetin e Lancasterit në Toksikologji dhe Hulumtime të Kancerit. Si rezultat i shumë punimeve të publikuara shkencore përgjatë Doktoraturës dhe Postdoktoraturës është shpallur si Hulumtues Nderi i Universiteti Lankaster për dy vite me radhë. Aktualisht Z.Llabjani disponon kompaninë e tij Revivocell të themeluar në kuadër të Universiteti Lankaster në të cilën po punon dhe me tutje në fushën e kërkimeve ,për të sjell risi të reja shkencës dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Po cili mendon Valoni se ka qenë çelësi i sukseseve të tij ai shprehet pa hezitim se çelësi i suksesit ka qenë këmbëngulja dhe puna e palodhshme drejt ëndrrës së tij dhe përkrahja e pakushtëzuar e prindërve, familjes dhe bashkëshortes së tij e cila gjithashtu është kandidate për doktoraturë në fushën e Statistikës pranë Universitetit Lankaster.
Përsa i përket Atdheut, Voloni shprehet se e ndjen se të gjithë mërgimtarët rriten, lumturohen me lajmet e mira që vijnë nga vendi ynë, por të vrarë në shpirt ,si zogj pa krahë ndjehemi kur dëgjojmë informacione të hidhura nga andej. Ai thekson se e nis dhe e mbyll ditën me interesim për Kosovën dhe Shqipërinë. Në të njëjtën kohë mund të them se ndjejmë dashuri dhe përkatësi dhe me Anglinë pas këtyre viteve dhe falënderim të thellë për të gjitha mundësitë që ky vend na ka ofruar.
Ai vazhdon të shtojë se përcjellim rrjedhat e jetës shoqërore ,politike ,ekonomike, shkencore, arsimore me interesim të madh ngaqë ndiejmë që gjërat nuk po zhvillohen si duhet. Atë e vret fakti që opinioni i ynë si mërgimtarë duhet të kontribuojmë me të gjitha mënyrat për Kosovën dhe Shqipërinë për t’i dhënë vendin e merituar ,përmes organizimeve të ndryshme të intelektualëve këtu lidhur me çështje të ndryshme që prekin jetën e shqiptarëve mundohemi të jemi të bashkuar dhe të veprojmë në mënyrë më efektive e të ofrojmë ndihmë në çfarëdo rrethane.

Pyetjes sesi ju duket bashkëpunimi Brenda komunitetit tonë në Britani dhe roli i tij si aktivist, shprehet se mundohet të jetë pjesë e shumë aktiviteteve që mbahen në Londër përmes UKAP ,por e vret shumë pasiviteti i shqiptarëve në zonat e tjera të Anglisë. Është shumë entuziast i flaktë i përfshirjes së gjuhës shqipe në kurikulumin e programit mësimore këtu në Mbretërinë e Bashkuar , por si duket kjo çështje kërkon më shumë lobim dhe përkrahje financiare nga ana e ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, po ashtu aktivitete më agresive të aktivistëve të të gjitha qendrave të mëdha nëpër qytetet e ndryshme këtu në Angli. Valoni vazhdon të thotë se duhet të promovojmë më shumë vlerat tona përmes panaireve të ndryshme, pjesëmarrjes më aktive në forume të ndryshme politike, biznesore dhe shkencore në Angli.

Cilat janë planet e së ardhmen së Valonit ai plot buzëqeshje shprehet se ka shumë plane në mendjen e tij , të cilat me punë dhe mbështetje nga të dashurve të tij shpreson t’i realizojë. Gjithsesi ai thekson se të gjitha planet kanë të bëjnë me profesionin , por me këmbënguljen që e karakterizon në mënyrë të vazhdueshme do të zbuloj diçka që t’i dhurojë botës alternativa më të mira për një jetë më të mirë!
Mesazhi i Valonit për shqiptarët e Britanisë është që të jemi më të bashkuar si komunitet, të punojmë që të marrim pozita më aktive në jetën shoqërore dhe institucionale në mënyre që të lobojmë më shumë për të mirat e vendit tonë, kulturën tonë të pasur.
Të gjitha këto arrihen përmes shembullit që japim në profesionet tona. Ne duhet të punojmë së bashku për të krijuar imazh sa më të mirë ,ti tregojmë botës se jemi popull që e duam punën, kemi tradita përkrahim paqen dhe jetojmë në harmoni me të gjitha kombësitë!

Post Views: 100
Tags: edi rama
Previous Post

Renis Gjoka; Në Londër realizoi ëndrrën e tij prej 14 vjeçari

Next Post

Mitrovicë: Nxënësit e shkollës së mjekësisë filluan mësimin në objektin e ri

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Mitrovicë: Nxënësit e shkollës së mjekësisë filluan mësimin në objektin e ri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.