Hysaj, 12 mijë euro i kishte përfituar në vitin 2010 si subvencion nga Ministria e Kulturës për shfaqjen “Hyjnesha në Fron”, derisa siç ka konfirmuar gazeta “Zëri”, 70 mijë euro të tjera është subvencionuar për gjashtë vjet festivali “Etno Fest” që Fadil Hysaj e organizon në pronën e tij në fshatin Kukaj.
Gjithë këto përfitime në llogari të Hysajt kanë shkuar pak vite pasi ai ishte zgjedhur këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Nuk kishte as dy vjet të plota qëkur Hysaj ishte zgjedhur këshilltar për kulturë, ai kishte hapur në fshatin Kukaj teatrin etno. Në një prononcim për media të publikuar në maj të vitit 2010, Fadil Hysaj në cilësi të këshilltarit të kryeministrit ishte shprehur se me mjete vetjake ia ka dalë në krye ta themelojë këtë institucion.























