Debati 90-minutësh në universitetin “Hofstra” në Long Island të Nju Jorkut është i pari nga tre debatet e planifikuara dhe është një nga shanset e fundit për dy kandidatët që të ndikojnë tek votuesit para zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Një sondazh i botuar sot nga Bloomberg-u tregoi diferencën në nivel kombëtar, ku dy kandidatët marrin 46 për qind të votuesve të mundshëm.
Debati do të moderohet nga gazetari i NBC, Lester Holt, ku ky i fundit do të ngrejë pyetje lidhur me drejtimin e vendit, ekonominë dhe sigurinë kombëtare.





















