“Në të njëjtën kohë të gjitha këto degë, kërkojnë prej Aganit, që të tërhiqet prej kreut të Partisë dhe mos ta sfidojë edhe më tutje anëtarësinë e PD-së me manipulime, mashtrime, shantazhime, kërcënime e joshje. Këshilli organizativ për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së konsideron se Aganit, i ka humbur legjitimiteti politik për drejtimin e PD-së, dhe kërkon prej tij që ti përgjigjet Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor, të ofron dorëheqjen dhe të ju mundëson pjesëmarrjen në këtë Kuvend edhe të 5 degëve të tjera që ende nuk kanë vendosur si rezultat i presionit të tij. Në të njëjtën kohë Këshilli organizativ konsideron se Këshilli Drejtues i datës 3 shtator ka marr vendim të drejtë për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor duke hap mundësi dhe rrugë për reformimin e PD-së përmes një procesi transparent, statutor dhe demokratik”, thuhet në komunikatë.





















