Në total, sasia e drogës së kapur është 500 kg marijuanë. U deshën disa orë që hetuesit të siguroheshin se kishin të bënin me drogë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33, 36 dhe 39 vjeç, ndërsa malazezi është 35 vjeç. Gjatë bastisjeve në disa apartamente, policia gjeti edhe 60 000 euro të gatshme, bizhuteri si dhe 2.3 kg marijuanë. Vlera e drogës kap shifrën e 2 milionë eurove nëse shitet në treg. Katër burrat janë tashmë në pritje të gjykimit.























