Numri i gjobave ka shënuar ulje me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të komunikacionit, pasi Policia e Kosovës më herët ka shqiptuar pothuajse çdo ditë deri në 1 mijë gjoba në trafik.
Gjatë ditë së djeshme ka pasur edhe aksidente më pak. Në 25 aksidente janë 14 persona të lënduar, ndërkaq janë arrestuar 24 persona dhe 12 janë në mbajtje.






















