Megjithatë, ai është shprehur kundër mitizimeve dhe idealizimeve.
“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë gabime. Obama ka thënë se Bushi ka gabuar. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara thotë që ka gabuar presidenti paraprak. Normal njerëzit gabojnë, madje ka njerëz që kanë qëllime partikulare. Ne duhet t’i krijojmë marrëdhëniet shumë të fuqishme me SHBA-të, përkundër kritikave sporadike për zyrtarët e saj”, ka pohuar Kurti, duke shtuar se deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë duhen dëgjuar si këshilla e jo si urdhra.
Gjatë pjesës së dytë të intervistës, Kurti mes tjerash thotë se nuk mund të krijohet kombi kosovar dhe shpreh besimin se shumë më i fuqishëm është identiteti gjakovar, drenicas apo llapjan sesa kosovar, por, siç thotë ai, shqiptar është mbi të gjitha.






















