Ky është njoftimi i policisë:
Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur më datë 12.09.2016, në Kodër Selit, i cili është i seksit mashkull, mosha rreth 20 vjeç dhe gjatësi mbi 160 cm. Së bashku me skeletin janë gjendur:
– Një palë atlete “adidas”
– Një palë tuta, ngjyrë blu.
I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose në numrin e telefonit 0694110202.

























