Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta mes tij dhe një bashkëfshatari, që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit nga ky i fundit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, Pal Përndrecës, cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor ka qendruar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.






















