Valon Prestreshi, kryetar i bordi të AKK-së, ka thënë se nuk kanë kryer ende ndonjë hulumtim lidhur me dyshimet për monopole në vend, por që ka bërë të ditur se kanë bërë iniciativën (monitorimin) e procedurave të 2 rasteve të çmimit të mjedrës, si dhe shqetësimi i çmimeve të kafeneve në Ferizaj me dyshime të marrëveshjeve të ndaluara dhe praktikave të bashkërenduara, të cilat ndalohen me nenin 4 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Por, që sipas tij, gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun relevant, kanë konstatuar se nuk ka argumente për “Fillimin e Procedurës Hetimore” në kuptim të dispozitave të ligjit. Ai thotë se gjatë javës pritet të takohet bordi ku edhe pritet të shqyrtojë disa lëndë, të cilat nuk i ka bërë publike.






















