Disa persona po vazhdojnë punimet në objektin e destinuar për kishë, në oborrin e Universitetit të Prishtinës, e aty pranë janë edhe Policia e Kosovë dhe KFOR-i.
Dy ditë më parë, ka filluar një aksion për pastrimin e këtij objekti, pjesë e të cili aksion ishin klerikët ortodoksë të Dioqezës serbe Rashkë-Prizren, të cilët gjetën edhe përkrahjen e disa qytetarëve serbë dhe nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe për pastrimin brenda dhe jashtë objektit në fjalë.
Lajmi.net raporton se edhe momentalisht aty ka ende persona e të cilën nuk po pastrojnë por po punojnë.
Ata janë parë teksa kanë bërë gëlqerosje e disa mureve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.
Ndërsa, për të siguruar punimet e tyre të pranishëm janë edhe Policia e Kosovës dhe KFOR-i.
Ndërsa, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaron se i kanë ndërprerë punimet.






















