Me këtë rast, ministri Arsim Bajrami tha se është privilegj për nxënësit e kësaj shkolle që do të mësojnë në institucionin arsimor që do të bart emrin e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Ahmet Gashi.
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili morri pjesë në këtë ceremoni tha se kjo është më e pakta që institucioni që ai drejton mund të bëjë për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare dhe zhvillimin e arsimit kombëtar që ka dhënë Ahmet Gashi i cili ka qenë drejtor i këtij gjimnazi në vitet e 40-ta.























