Larg nga shtëpitë e tyre, nigerianët e zhvendosur janë vendosur në kampe ku nuk ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë.
Këshilltari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Toby Lanzer ka thënë se miliona nigerianë janë “buzë greminës”, për shkak të mungesës së ushqimit.
Ai thekson se të dhënat nga terreni tregojnë se qeveria nigeriane “vjedh furnizimet e ushqimit”, të destinuar për banorët e zhvendosur në kampe.























