Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat.
Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe biznesmeni Fadil Mitri që ishte pasagjer.
Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifimin e autorëve dhe arrestimin e tyre. Ndëkohë, biznesmeni i huaj u shtrua në spitalin “Hygeia” ku shkuan ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi dhe zyrtarë të tjerë.






















