“Ne vetëm duam ta bëjmë të qartë se kur debate të caktuara politike të ndodhin në secilin komunitet, në këtë rast në komunitetin e Kosovës, ne e kuptojmë nevojën për të zhvilluar një debat të gjallë politik. Ne duhet të sigurohemi që ky dialog nuk do të prish marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj. Kjo është shumë e rëndësishme, “tha Gjukanoviç.
Më 1 shtator, Kosova e shtyu votimin në parlament për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit të diskutueshëm me Malin e Zi, pas disa muajsh të protestave nga ana e grupeve të opozitës të cilët pretendonin se marrëveshja do ta privonte Kosovën nga 8,000 hektarë.
Kjo situatë ka shkaktuar krizën më të madhe politike në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, si dhe përleshje të dhunshme në kryeqytet, Prishtinë.
Të enjten, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka nisur konsultimet më të gjera e të cilat sipas tij, kanë për qëllim gjetjen e një konsensusi me partitë opozitare rreth çështjes së demarkacionit.
Por Djukanovic ka insistuar se Mali i Zi tashmë e ka bërë pjesën e tij, pasi që të dy vendet e nënshkruan një marrëveshje në gusht të vitit 2015 në Vjenë, të cilën parlamenti malazez e ratifikoi në dhjetor të vitit 2015.
“Ne mendojmë se puna është bërë me kujdes. Dy (kufijtë) komisionet kanë punuar në procesin tre vjeçar, dhe kanë respektuar çdo gjë që kishte qenë në pikën e fillimit, “tha ai.
Një nga këto pika, ai vuri në dukje, se ishin gjetjet e Komisionit të Badinterit, i cili në vitin 1990 e kishte përcaktuar kontekstin për demarkacionin e ish republikave jugosllave.
Ai ka deklaruar se kufijtë e tyre në të ardhmen duhet të jenë në përputhje me kufijtë e brendshëm të republikave dhe krahinave të ish-federatës jugosllave.
https://www.youtube.com/watch?v=TfYpECLL16g?feature=oembed&w=640&h=360






















