Dy të akuzuarit nga Kosova janë dënuar në Landesgericht Feldkirch (Austri) me 32 nga muaj burg. Një shqiptar tjetër është dënuar me 20 muaj burg.
Tashmë vendimet janë marrë nga gjykatësit dhe hynë në fuqi menjëherë.
Fajtori kryesor ishte një 38-vjeçar nga Kosova, i cili u dënua me 32 muaj burg, dhe ishte përgjegjës për 17 vjedhje, me një humbje prej 93 mijë eurosh.
Ai i ka pranuar vetëm katër vjedhje, ku ishte gjetur edhe ADN-ja e tij. Gjithashtu një kosovare 37-vjeçare është akuzuar për 13 vjedhje me thyerje. Edhe ajo ishte dënuar me 32 muaj burg, por edhe pse kishte kontrabanduar 265 gramë kokainë nga Zvicra në Vorarlberg, ku në Austri kanë shitur 50 gramë kokainë.
Për shkak se i treti ishte i akuzuar se ishte vetëm bashkëpunëtor dhe nuk kishte shumë fakte, ishin dënuar me 20 muaj. Ai u akuzua se kishte bërë dhjetë vjedhje me vlerë prej 47 mijë euro.






















