• Latest
  • Trending
  • All

Burgjet/ Aplikacion për kartelat e të dënuarve, pas gafës me shtetasin kosovar

06/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Burgjet/ Aplikacion për kartelat e të dënuarve, pas gafës me shtetasin kosovar

06/09/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Para pak javësh, administrata e burgut në Shënkoll, liroi nga qelia në nëntor të vitit 2015 një të dënuar, me 20 vjet burg, për akuzën e vrasjes. Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj, nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri, për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Edhe pse ndaj tij kishte një vendim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata, që me përfundimin e dënimit duhej të ekstradohej në Kosovë, administrata e burgut e ka lënë atë të lirë. Pas kësaj gafe, Ministria e Drejtësisë po ngre një aplikacion ëeb-i për kartelat e të dënuarve. Fondi është 880 milionë lekë të vjetra, ndërsa tenderi është zhvilluar para pak ditësh, ku është shpallur edhe fituesi. Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve disponon aktualisht programin PIP të kartelave. Problemi me këtë program, i cili është një “Desktop application” qëndron në faktin se prodhon një informacion i cili azhurnohet periodikisht dhe si rezultat ky informacion është i pasaktë në një moment të caktuar duke qenë se ka hyrje të reja dhe azhurnime të dhënash çdo ditë. “Problem tjetër është dhe mënyra sesi është ideuar dhe ndërtuar ky aplikacion, i cili e bën mirëmbajtjen e tij shumë komplekse ku çdo institucion ka server lokal dhe si rrjedhim dhe bazë të dhënash lokale e cila replikohet manualisht me bazën e të dhënave qendrore 2 herë në muaj. Një aplikacion ëeb do të bëjë të mundur eliminimin e këtyre problemeve meqenëse Institucionet e Varësisë do të punojnë me të dhënat për të dënuarit që kanë nën kontroll dhe ky informatizim do të kontrollohet dhe do të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ndërkohë reale do të aksesojë të gjitha të dhënat” thuhet në këtë dokument. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, është organ në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që organizon, drejton dhe kontrollon ekzekutimin e vendimeve penale me burgim dhe masave të sigurimit me “arrest në burg” në të gjithë sistemin e burgjeve. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë institucione në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kanë për detyrë pritjen, sistemimin, trajtimin dhe rehabilitimin social të të burgosurve. Në çdo IEVP hapen dhe mbahen këto regjistra dhe dosje: Regjistri themeltar i të dënuarve; Regjistri themeltar i të paraburgosurve; Dosja personale e të burgosurit; Dosja psiko-sociale; Dosja shëndetësore; Regjistri i kërkesë-ankesave; Regjistri i masave disiplinore; Regjistri i lirimeve para kohe me kushte; Regjistri i lejeve të të burgosurve; Regjistri i ngjarjeve të rënda; Regjistri i uljeve të dënimit; Regjistri i vizitave mjekësore; Regjistri i aktivitetit 24 orësh dhe Regjistri i punësimit. Personeli i ngarkuar i institucionit bën regjistrimin e të burgosurve në regjistrin themeltar. Për çdo të burgosur hapet dosja personale, plotësimi i së cilës fillon që në momentin e pranimit në IEVP dhe vazhdon deri në lirimin e tij. Dosja e shoqëron të burgosurin në rast transferimi në çdo IEVP tjetër. Me përfundimin e vuajtjes së dënimit ose në rast lirimi, dosja arkivohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Të dhënat lidhur me të burgosurit, duhet të mbahen në përputhje me karakterin konfidencial të tyre. Të dhënat që ndodhen në regjistër dhe në dosje regjistrohen në sistemin informativ sipas mënyrës së miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Drejtoria e IEVP siguron shërbimin mjekësor pa ndërprerje nën kujdesin dhe kontrollin e personelit mjekësor. Çdo kontroll, duhet të dokumentohet në kartelën mjekësore të të burgosurit, e cila është pjesë e dosjes mjekësore të tij. Personeli i IEVP çdo 6 muaj duhet të plotësojnë vlerësimin e sjelljes për çdo të burgosur që administrohet në dosjen psiko-sociale të tij. Masat disiplinore evidentohen në regjistër dhe në dosjen e të burgosurit. Në shumë raste, furnizimi me shërbimin e Internetit dhe me energji elektrike është po ashtu problematik. Përfitimet që do të marrim nga realizimi i këtij projekti është informatizimi i të gjithë proceseve të punës në sistemin penitenciar përfshirë këtu çdo të dhënë për të dënuarit personelin civil apo me uniforme si dhe aktivitetin financiar dhe magazinat. Informacion të saktë në çdo kohë për të gjitha fushat e mësipërme. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve aktualisht lëshon vërtetim për periudhën e vuajtjes së dënimit për shtetasit e interesuar. Ky vërtetim jepet si për të dënuarit politik, ashtu edhe për pjesën tjetër. Një pjesë e këtyre vërtetimeve lëshohen për efekt dokumentesh të cilat kërkohen nga qytetari i interesuar ose nga institucione të ndryshme si Instituti Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politike, etj. Për dhënien e këtij shërbimi konsultohet regjistri themeltar i dënimeve politike si dhe regjistrat themeltare për dënimet e tjera. Programi ka për qëllim njohjen e gjendjes së të dënuarit dhe të çdo informacioni tjetër në mënyrë të plotë dhe në kohë reale në gjithë vendin. Gjithashtu ka për qëllim menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe informatizimin e aktivitetit financiar të sistemit penitenciar. Objektivi • Përmirësimi dhe informatizimi i dosjeve personale të të dënuarve. • Regjistrimi i të dhënave të të dënuarve në vend, krijimi i formave të kërkimit dhe të raportimit, module të tjera si ato të policisë,edukimit,mjeku,psikologu etj. • Informatizimi i aktiviteteve të Financës dhe Kontabilitetit të DPB-së. • Informatizimi i Modulit të Burimeve Njerëzore të sistemit penitenciar. • Informatizimi i shërbimit të vërtetimit për periudhën e vuajtjes së dënimit për shtetasit e interesuar.

Tags: edi rama
Previous Post

Shkodranët hapin tjetër parullë kundër Edi Ramës (Video)

Next Post

Kamzë, makina përfshihet nga flakët në ecje

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kamzë, makina përfshihet nga flakët në ecje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.