Demarkacioni me Malin e Zi dhe demarkacioni me lokalet në Tiranë, koncepti mbetet i njejtë për kryebashkiakun Veliaj.
Zaptimi i hapësirave duket e ka bërë nervoz kryebashkiakun që tregon me gisht rrugët:
“Kufirin te thana! Në ca vende hanë pykë, në ca të tjera si te lulishtet e Komunës së Parisit duhet “demarkacioni” – thotë ai.
Veliaj ndërmorri ndërtimin e një parku për të gjitha moshat në lulishten e Rrugës Komuna e Parisit, por duket se parku po katandiset një thelë nga lokalet rrotull që kanë shtrirë tryezat dhe karriget mbi lulishte.















