Një grup pleqsh janë arrestuar se shfrytëzonin seksualisht një minorene që prej moshës 13-vjeçare. Sot vajza është 17 vjeç, por katër vite më parë ajo u bë pre e abuzimeve të një grupi pleqsh mbi 70 vjeç, të cilët për të kryer marrëdhënie me të i paguanin karta telefoni nga 4-100 euro.
Policia e Milanos arriti të zbardhë ngjarjen pas 5 muajsh hetime dhe të vërë në pranga tre të moshuarit, 73, 74 dhe 77-vjeç, të akuzuar për prostitucion me të mitur.
Në pranga është vënë edhe një 34-vjeçare, e cila punonte si prostitutë, asokohe mike e familjes së vajzës. Ajo e ka joshur minorenen për të shkuar me pleqtë, raportojnë mediat italiane.
Viktima, e cila jeton në një shtëpi fëmijësh prej disa kohësh, i ka treguar edukatoreve ngjarjen dhe më pas kanë nisur hetimet.
Përveç të arrestuarve, të gjithë italianë rezidentë në Milano, janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy 70-vjeçarë.























