Kombëtarja Shqiptare e Shpresave humbi sot me rezultatin 2 me 1 ndaj Shpresave të Greqisë, ndeshja e luajtur sot në shtetin fqinj e vlefshme për eliminatoret e evropianit 2017.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi njëri prej lojtarëve shqiptarë doli me karton të kuq, arbitri akordoi 11-metërsh për Greqinë. Kaq ka mjaftuar që të niste sherri mes lojtarëve në fushë dhe të tensionohej situata.
Arbitri u detyrua të ndërpriste ndeshjen për disa minuta, deri sa futbollistët të qetësoheshin.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2 me 1 për Greqinë U-21.
















