Pesë pjesëtarë të një bande grabitësish shqiptarë janë dënuar nga Gjykata Penale në Bruksel me 18 vite burg gjithsej.
Banda ka qenë aktive nga 28 Nëntori deri në 27 dhjetor të vitit të shkuar duke kryer 95 grabitje kryesisht në “Flemish”, në periferi të Brukselit, raportojnë mediat lokale.
Katër persona u arrestuan në 27 dhe 29 dhjetor, ndërsa i pesti u arrestua më 31 dhjetor.
Tre anëtarë të bandës u dënuan me katër vite burg, ndërsa dy të tjerë me 3 vite. /Syri.net/















