Një i ri është denoncuar dhe vënë nën hetim pasi akuzohet për mashtrime të shumta. Burime nga Policia e Tiranës thanë, se është nën hetim i riu i identifikuar si Ariston S.
Ky i fundit është denoncuar nga shumë qytetarë, pasi u premtonte ndeshje me rezultat të saktë dhe pasi u merrte paratë zhdukej.
Gjithçka mësohet se ndodhte nëpërmjet rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook.
“Me anë të mashtrimit në faqe “Faceboku”, shtetasve të ndryshëm u merrte në këmbim të ndeshjeve, vlera monetare”, bëjnë të ditur burime policore./Syri.net















