Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria Airways nga Mynihu.
Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fanta-shkencë).
Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.
Forcat e policisë janë afruar menjëherë me marrjen e njoftimit për këtë shtetas por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.
Nga ana jonë është bërë transportimi i menjëhershëm i trupit të personit të dëmtuar për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë ky shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak.
Vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.






















