Ligji i Vettingut edhe pse u miratua me 88 vota në seancë të jashtëzakonshme, nuk mund të hyjë në fuqi pa marrë fillimisht dekretin e Presidentit Nishani.
Kreu i shtetit ka afat 20 ditë për të vendosur nëse do të dekretojë ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve apo do ta kthejë atë për rishqyrtim në Kuvend.
Pretendimet e ngritura nga opozita për miratimin e një ligji antikushtetues, por edhe ngërçi që u evidentua nga Nishani për hapjen e garës për Këshillin e Emërimeve paralajmërojnë kthimin e ligjit në Kuvend nga kreu i shtetit. /Panorama















