Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine pranë Kishës Katolike në Fier.
Dyshohet se punonjësi i FNSH që qëlloi me armë ka qenë në gjendje të dehur.
Ai është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.
Makina që u qëllua me armë nga polici i FNSH është tip Volkswagen me targa AA899CM.

















