Një 39-vjeçar që peshkonte në mënyrë të paligjshme në Grykën e Vainit në Lezhë është vënë në prangat e policisë.
I arrestuari është Arben Rakaj, i cili u arrestua në flagrancë duke peshkuar ilegalisht me eksploziv.
Lënda plasëse ishte përgatitur në mënyrë artizanale në banesën e tij.
Policia sekuestroi gjithashtu edhe një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr përcjellës të pa shpërthyer.















