Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet nga policia pasi ishte duke udhëtuar me një makinë “Citroen” në gjendje të dehur.
Burime zyrtare nga policia thanë se mbrëmjen e djeshme në orën 20:30, është vënë në pranga në flagrancë Saimir Riza Tahiri, 39 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 8 klasë.
Kapja e tij është bërë pasi në orën 15:20, në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” me targë AA 954 DC si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për të bërë testin e alkoolit./Syri
















