“Mafia e trojeve qëndron prapa zjarrit në Shëngjin dhe talljen shtetërore me gjoja fikjen e tij”.
Kështu shkruan sot në faqen e tij në Facebook ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar një mesazhi të mbërritur në adresë së tij nga një “zjarrfikës”.
Sipas mesazhit të pasqyruar në rrjetin social, një zjarrfikës që punon në Kosovë e që aktualisht është me pushime në Shëngjin, thotë se ka një “informacioni të saktë”: helikopteri ushtarak ka punuar vetëm dy orë, ndërsa helikopteri privat VIVA ka punuar 5 ditë, por nuk e ka fikur qëllimisht zjarrin se kishte një marrëveshje 2.000 euro orën dhe ka fituar miliona euro. /Syri.net/















