Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës.
Një makinë me targa të Kosovës mësohet se ka përplasur një motorçikletë.
Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident.















