Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në Policinë e Tiranës.
Qytetarët kanë njoftuar për një pako të dyshimtë në Sauk në rrethrrotullimin e Sanatoriumit.
Mësohet se pakoja është rreth 20 me 40 centimetra dhe është e mbështjellë me plasmas.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë nisur hetimet.
Pakoja e dyshimtë është gjetur në trotuar pranë një servisi makinash. Aktualisht është bllokuar zona ku është njoftuar pakoja.















