• Latest
  • Trending
  • All

Gole Nashi, Në Britani realizoi ëndrrën e gjimnazit

27/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Gole Nashi, Në Britani realizoi ëndrrën e gjimnazit

27/08/2016
in Udhetimi im

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Mjek stomatolog? As qe e kishte menduar. Ishte koha kur Partia caktonte gjithçka. As që e kishte menduar se ai gjimnaziste që shikonte “zgjedhjen” e Partisë, një ditë do të ishte pedagog në universitetet britanike.
Historia e udhëtimit të tij na rikthen pas në kohë, në historinë e tij kaq të larmishme të suksesit. Ishte koha kur deri në mbarimin e shkollës se mesme, ose gjimnazit, njerëzit në përgjithësi janë të gjithë njësoj. Si ata ushtarët të cilët uniforma e gjelbër i bën të gjithë të barabartë.
Zgjedhja e degës së studimeve në shkollën e lartë, ose zgjedhja e profesionit për ata që nuk shkojnë në universitet, i ndan pastaj njerëzit dhe ata fillojnë të profilizohen. Ëndrra e tij gjatë gjimnazit ishte të bëhej inxhinier elektronik sepse ishte rritur në familje inxhinieresh. Por ëndrra mbeti ëndërr sepse në Gusht të vitit 1982, emri i tij në listat e të drejtave të studimit për shkollën e lartë të afishuara në stendën e Komitetit Ekzekutiv të qytetit, Gole Nashi – Stomatologji.
Ndërsa e uronin për “shkollën”, ai nuk ishte i sigurtë nëse duhej uruar apo ngushëlluar. Por, një nga tiparet e rëndësishme të asaj kohe ishte edhe kjo – dy ose tre njerëz në një komision, me një vendim ose firmë mund t’i ndryshonin fatin e jetës çdo njeriu. Megjithatë, e përqafoi profesionin e ri me gjithë qënien e tij. Mbante parasysh thënien e famshme të fizikantit gjerman Hajnrih Herc, i cili punonte si marangoz dhe tornitor kur ishte student në universitet: “Po të mos isha bërë fizikant i madh, do isha bërë një marangoz i madh”.
Stacionet e udhëtimit të Z. Nashi fillojnë me Kukësin ku mbas mbarimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në degën Stomatologji në vitin 1986, një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë e dërgon atë dhe shumë shokëve të tij që mbaruan atë vit, për të punuar në zonën verilindore të Shqipërisë.
Atij i ra shorti të emërohet në Bushtricë të Kukësit, në atë që quhet zona e Lumës. Atje, mes klimës së ashpër, terrenit malor, por gjithashtu edhe mes njerëzve shumë mikpritës, të respektueshëm, bujarë, fisnikë dhe punëtorë, mbaroi fakultetin e dytë, por këtë radhë atë të jetës. Tani, mbas kaq vitesh, e konsideron atë periudhë pesëvjeçare në Kukës, si shkollën e vërtetë që i vlen njeriut në çdo lloj profesioni.
Oda e famshme, tradicionale e burrave në zonat e malësisë, ka qenë dhe mbetet një institucion edukimi me tiparet më të mira që duhet të ketë një njeri në shoqëri – respekti për të tjerët, por sidomos për mikun e largët, e folura me radhë, dëgjimi me durim stoik i atij që flet, kushdo qoftë ai, dhe vlerësimi i njeriut jo nga pozita, por nga vetitë morale dhe dija e urtësia. Ato vite i kanë lënë jo vetëm mbresa të jashtëzakonshme, por edhe mësime që i mbart me vete edhe sot.
Pas një pune prej 13 vjetësh si mjek stomatolog në Kukës dhe në Lushnje, dallgët dhe arsyet e jetës e sollën që të emigrojë në Mbretërinë e Bashkuar me gjithë familjen nga fundi i vitit 1999. Mbasi bëri një kurs anglisht për 6-7 muajt e parë, vendosi të vazhdoj studimet më tej. Por dilemat ishin të mëdha.
Çfarë mund të studionte në Britani një 37-vjeçar nga Shqipëria që karrierën studimore dhe profesionale e kishte patur në fushën e stomatologjisë dhe kishte punuar gjithë jetën si dentist? Por njeriu nuk lind me një profesion – e merr atë gjatë jetës. Me këtë mendim, vendosi që, ashtu si u bë dikur mjek stomatolog, mund të bëhej prapë diçka tjetër. Dhe ajo ëndrra e gjimnazit për t’u bërë inxhinier, doli nga sirtari i vjetër plot pluhur i kohës, për t’u bërë realitet në vendin e mundësive. Por bashkë me kohën kishte ndryshuar edhe inxhinieria. Ç do gjë ishte kompjuterizuar dhe inxhinieria kompjuterike ishte një fushë shumë interesante për t’u eksploruar.
Kësisoj, filloj të ec në një rrugë të pashkelur për të, në të cilën të tjerët këtu në Britani kishin ecur që kur kishin qenë në shkollën fillore. Gjatë kësaj rruge, dha nga e para provimet e shkollës së mesme GCSE dhe Nivelet A, dhe vazhdoi Universitetin e Sunderland në Shkencat Kompjuterike, të cilin e përfundoi në vitin 2006. Në vitin 2007 u pranua në West Herts College në Watford si pedagog i informatikës për nivelin e tretë të diplomave BTEC, në Departamentin e Biznesit dhe Informatikës. Nga viti 2010, është kordinator për vitin e parë dhe të dytë të kurseve të larta Biznesit dhe Informatikës në këtë kolegj, dhe punon me Departamentet e Biznesit dhe të Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Hertfordshire. Në maj 2014, mbaroi kualifikimin Master of Science (MSc) in Computer Networks, me notën ‘Shkëlqyer’.
Çelësi i suksesit për të qëndron tek vullneti. Kjo është përcaktuar në mënyrë të shkëlqyer nga Tomas Edisoni, i cili ka thënë se suksesi kërkon “1% përqind frymëzim, dhe 99% djersitje”.
unnamedMegjithatë, dy njerëz kanë ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme në karrierën e tij në Britani. Në Shtator të vitit 2000, ndërsa vendosi se çfarë mund të studionte , një pedagog i kolegjit me të cilin kishte intervistë i dha një këshillë të paçmueshme: “Po qe se kërkon të rrish gjatë në këtë vend, është e mira të kesh kualifikime angleze, dhe filloje nga shkolla e mesme”.
Kështu u regjistrua për GCSE dhe Nivelet A në Anglisht, Matematikë, Biznes dhe Informatikë.
Dy vjet më vonë, ndërsa punonte në një shtypshkronjë dhe përgatitej për të filluar studimet universitare, gjatë punës një programues kompjuterësh, me të cilin bisedonte vazhdimisht ndërkohë që presa punonte për të shtypur revista ose gazeta. Në një nga këto biseda, ai rastësisht I tha: “Po qe se merr diplomën Cisco, vetëm qielli është kufiri i asaj që mund të arrish”. Të nesërmen shkoi dhe bleu librin Cisco CCNA, nga Global Network. Por kur filloi të lexonte faqet e para, pa që nuk kuptonte asgjë.
Në bisedë me kolegun në punë, i tha që nuk kuptonte asgjë nga libri. I hodhi një sy librit dhe I tha: “Nuk fillohet studimi nga ky libër. Ti je fillestar.” Shkuan bashkë në WHSmiths, dhe i rekomandoi librin ‘Networking for Dummies’, e përkthyer “Networking për Budallenjtë”. Kur e pa paksa të ofenduar, I tha: “Nuk është ofendim.
Kur vjen puna për këtë fushë edhe unë jam budalla. Lexoje dhe flasim kur ta kesh përfunduar .” Gjithashtu bleu edhe librin ‘Programming for Absolute Beginners’. Këta dy njerëz dhe këta dy libra të thjeshtë mund të thuhet se kanë qenë kyçi i suksesit të mëvonshëm sepse hodhën themelet e njohurive që duheshin, dhe I hapën horizontin se çfarë mund të arrihej.
Atdheu? Megjithëse ka ndërtuar një jetë nga e para këtu në Angli, vazhdimisht mendon të kthehet në Shqipëri, si për të vërtetuar thënien e famshme “guri i randë, në vend t’vet”.
Shqipëria ka nevojë për njerëzit që janë arsimuar jashtë vendit. Duke mos qenë nën kthetrat e korrupsionit endemik shqiptar, dhe me idealizmin që frymëzon kultura perëndimore, brezi i shqiptarëve të edukuar në perëndim ka një detyrë morale për të kontribuar në revolucionarizimin kulturor, arsimor, total të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Bashkëpunimi brenda komunitetit shqiptar në Britani ai shprehet se gjatë punës si pedagog, ka patur mundësinë të ndikoj pozitivisht në edukimin e shumë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë ashtu edhe të Republikës së Kosovës. Meqenëse sistemi arsimor në Britani është i ndryshëm nga ai në Shqipëri, njerëzit kanë gjithmonë nevojë për këshilla se çfarë mund të studiojnë dhe çfarë kërkesash duhet të plotësojnë për t’u pranuar në universitetet britanike.
Për sa I përket mesazhit për shqiptarët në Britani ai thekson se për brezin e ri ka vetëm një mesazh – lexoni, lexoni, lexoni, vazhdimisht dhe gjithçka – libra shkencorë, romane, histori, gjeografi, politikë, biznes, sociologji, çdo gjë që mund të lexohet dhe ka vlerë për jetën. Leximi formon njeriun, por të gjithë e dimë qe sot lexohet shumë pak.
Megjithatë, mesazhin kryesor Z.Nashi e ka për prindërit. Shkolla të jep njohuri dhe profesion, por edukatën themelore, atë që përgatit brezin e ri për të dalë në shoqëri si njerëz me parime të drejta morale t’a jep vetëm familja, dhe institucionet kryesore për përçimin e kësaj edukate janë dhoma e ndenjes dhe tavolina e ngrënies.
Rreth tavolinës së “bukës” dhe në dhomën e ndenjes duke parë një film apo ndeshje futbolli apo çdo emision tjetër televiziv, bëhen ato “muhabetet” e përditshme me të cilat prindi ndikon në edukimin e fëmijës dhe përçon atë që ka trashëguar nga prindërit e tij apo të saj. Në qoftë se fëmija rri vazhdimisht në dhomën e vet, atëherë është në ndikimin e dikujt tjetër.
Planet e tij të së ardhmes ai thotë se si qëllim afatshkurtër, ka planifikuar të filloj doktoraturën së shpejti në fushën e Cybersecurity, fushë në të cilën kishte edhe projektin e Masterit. Është një sektor relativisht i ri; jo për nga njohuria dhe kërkimet shkencore, por për nga rëndësia që po i japin më në fund bizneset mesatarë dhe të mëdhenj, si edhe gjithmonë e më shumë edhe qeveritë e të gjitha vendeve.

Tags: edi rama
Previous Post

Dr. Xhoana Papakostandini: “Identiteti është një pasuri e çmuar për individin”

Next Post

Klentiana Mahmutaj, Shqiptarja e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Londër

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Klentiana Mahmutaj, Shqiptarja e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Londër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.