Këto punime kanë filluar në muajin prill të këtij viti dhe është dashur të përfundojnë para 1 shtatorit. Arsyet e mos përfundimit me kohë ndërlidhen me disa probleme të cilat nuk ishin paraparë gjatë planifikimit. Të paktën kështu thotë drejtoresha e shkollës, Hatmane Demiri.
Sipas saj, punimet kryesore do të përfundojnë para 1 shtatorit, megjithëse disa finesa të tjera do të mbesin për t’u përfunduar më vonë.
Edhe nga Komuna e Prishtinës thanë se punimet do të përfundojnë deri me 1 shtator.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=uFj8u0SOv7I?feature=oembed&w=640&h=360]






















