“Televizioni publik po ia mohon subjektit më të madh opozitar të drejtën për të paraqitur qëndrimet e tij. Televizioni publik paguhet nga taksat e të gjithë qytetarëve të Kosovës – duke përfshirë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Kapja e tillë e televizionit publik nga pushteti kriminal, ndodhë vetëm në vendet autoritare”, tha Dardan Sejdiu.
Lëvizja Vetëvendosje kishte ftuar konferencë të jashtëzakonshme për të kumtuar këtë lajm para gazetarëve.






















