Një 21-vjeçar u dënua dje me 18-muaj burgim nga Gjykata Penale e Caen, pasi në fillim të korrikut, ai ka vjedhur disa banesa në Caen të Francës.
Sipas medieve lokale, në shumicën e vjedhjes që kishte bërë shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, banorët ishin duke fjetur, shkruan Syri.net.
Pavarësisht se prokuroria kërkoi 2 vite burg, gjykata vendosi 1 vit e 6 muaj.
Gjykata vendosi gjithashtu që pas burgimit, të riut t’i ndalohet hyrja në territorin francez për 10 vite.






















