Dan Bilefsky (The New York Times)
Kombinimi i cektësisë së tërmetit me vjetërsinë e ndërtesave çoi në shkatërrimin masiv që pësoi Italia Qendrore të mërkurën në mëngjes.
Tërmeti vrau të paktën 250 njerëz dhe la qindra të tjerë të plagosur. Shumë njerëz janë ende të bllokuar në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Fshatra dhe qytete të tjera në zonën malore të Amatrices, ku Kryetari i Bashkisë “qahet” se “gjysma e qytetit nuk ekziston më”, përbëheshin nga kisha guri dhe banesa të tjera që ishin ndërtuar shekuj më parë, kur njerëzit dinin shumë pak në lidhje me tërmetet. Edhe nëse ndërtesat ishin përforcuar vitet e fundit, strukturat të tilla dëmtohen lehtë dhe shkatërrohen nga lëkundja më e lehtë.
“Edhe 100 vjet më parë, Italianët nuk dinin si të ndërtonin struktura që t’i bërë bënin ballë tërmeteve,” tha David A. Rothery, profesor i Gjeoshkencave planetare në Universitetin e Hapur në Milton Keynes, Angli. Tërmeti ishte i dobët krahasuar me shumë nga tërmetet e fundit vdekjeprurëse në botë.
Tërmeti 7.8 ballësh që goditi Nepalin në prill 2015, për shembull, vrau 8000 njerëz dhe lëshoi rreth 250 herë më shumë energji.
Por tërmeti italian ishte shumë i cekët: Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, ka ndodhur rreth gjashtë milje nën sipërfaqe. “Tërmetet e cekëta shkaktojë më shumë shkatërrime se tërmetet e thella për shkak të cektësisë së burimit nën tokë dhe lëkundjeve që ndjehen shumë më shumë në sipërfaqe”, tha profesor Rothery.
Videot nga Amatrice dhe qytetet e tjera në afërsi të qendrës së tërmetit kanë treguar grumbuj rrënojash dhe mure të rëna nga ndërtesat që ishin tronditur keq. Tërmetet zakonisht ndodhin në koren e tokës, e cila është e ndarë në seksione të mëdha të quajtura pllaka tektonike.
Në Malet Apenineve, ku ka ndodhur saktësisht tërmeti të mërkurën, pllaka tektonike e Afrikës gjatë lëvizjes është përplasur me në një tjetër pllakë, atë të Euroazisë.
Për shkak të ndërveprimit kompleks mes pllakave, baza nënujore e Detit Tirren, bregu perëndimor i Italisë, po shpërbëhet. Paqëndrueshmëria e bazës tokësore të këtij deti dhe tensioni në Apeninet, çuan në tërmetin me pasoja aq të rënda.
Zona ku u dëgjuan lëkundjet e të mërkurës ka përjetuar tërmete më të mëdha në të kaluarën, duke përfshirë një me magnitudë prej 6.3 ballësh pranë qytetit të L’Aquila në vitin 2009 ku u vranë të paktën 295 njerëz, u plagosën më shumë se 1000 dhe 55,000 mbetën të pastrehë.
Dy tërmetet kishin shumë gjëra të përbashkëta për sa i përket gjenezës dhe thellësisë “, tha Massimo Cocco, një gjeolog me Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe vullkanologjisë në Romë.
Pas tërmetit të vitit 2009, shtatë anëtarë të një komisioni kombëtar për parandalimin e fatkeqësive u arrestuan nën akuzat se dështuan të paralajmëronin për fatkeqësinë natyrorë që priste L’Aquilan dhe rrezikun nga tërmeti. Ata u shpallën fajtorë në vitin 2012 dhe u dënuan me gjashtë vjet burg, por në vitin 2014 u liruan nga një gjykatë e apelit.
Cocco tha se Italia ka vënë në zbatim ligjet anti-sizmike të ndërtimit për ndërtesat e reja, por është bërë shumë pak për të përforcuar ndërtesat ekzistuese. “Elasticiteti është tepër i ulët në krahasim me frekuencën dhe ndikimin e lartë të fatkeqësive natyrore,” tha ai
Përshtati: SYRI.net






















