• Latest
  • Trending
  • All

Komisioni: Demarkacioni në përputhje me marrëveshjen tekniko-ushtarake të vitit ‘99

23/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komisioni: Demarkacioni në përputhje me marrëveshjen tekniko-ushtarake të vitit ‘99

23/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Në njoftimin e tyre, thuhet se përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Krahinës se Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht  2016.

Ja njoftimi i plotë i Komisionit:

Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë. Pika (d) thotë, zona e sigurisë ajrore është definuar si zonë prej 25 kilometrash dhe tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi.

Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi.

Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999

U arrit ndërmjet NATO-s dhe RF Jugosllavisë të ndërpritet bombardimi i filluar nga NATO me 24 Mars 1999 dhe përfundoj pas 78 ditësh më 09 Qershor 1999. Sipas Planit të Ahtisaarit dokumentit të dorëzuar dhe hartës që Serbia përkatësisht RFJ duhet të tërhiqet nga territori i Kosovës.

Këtu shtrohet pyetja cili ishte territori i Kosovës?

Përgjigja është në dokumentin e Ahtisaarit pikërisht në Marrëveshjen tekniko ushtarake të  03 Qershor 1999. Përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Krahinës se Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht  2016. Në bazë të kësaj harte është bërë vendosja e forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR-it. Nga marrëveshja tekniko ushtarake e 03 Qershor 1999, në vijim janë shkëputur disa paragraf  për qartësim më të mirë për lexuesin.

“Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999

Ndërmjet Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme

Palët në këtë Marrëveshje riafirmojmë dokumentin e paraqitur nga Presidenti Ahtisaari te presidenti Millosheviq dhe i miratuar nga Parlamenti Serb dhe Qeveria Federale më 03 qershor 1999, për të përfshirë vendosjen e Kosovës nën kujdesin e OKB-së të një pranie efektive civile dhe të sigurisë ndërkombëtare. Palët më tutje theksojnë se Këshilli i Sigurimit ka përgatitur për të miratuar një rezolutë ……….” lidhur me këtë çështje. Dokumenti i plotë mund të shkarkohet nga web faqja në vijim:Military-Technical Agreement between the International Security Force and the Governments of the Federal Republic of Yugoslavia and the Republic of Serbia, signed in Kumanovo on 9 June 1999, available at www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm.

Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme nga marrëveshja janë të shkruara në paragrafin (e). “Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Krahinës së Kosovës, në brendi të pjesës tjetër të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin e zonës brenda atyre 5 kilometrave”.  Territori i Krahinës së Kosovës ishte i njohur atëherë dhe tash dhe harta e KFOR-it është në përputhje të plotë me kufirin ndërmjet Krahinës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

  • Zona e sigurisë ajrore është e definuar si zonë prej 25 km, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës, në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
  • Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 km e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
  • Më 09 Qershor 1999 paragrafi 1 pika (e) shkruan qartë: Nga EIF +11 ditë, të gjitha forcat e RFJ-së në Kosovë do të kenë përfunduar tërheqjen e tyre nga Kosova (bashkëngjitur harta në Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje) në Serbi jashtë Kosovës dhe jo brenda 5 km të Zonëstokësore të sigurisë (ZTS).

Nga kjo shihet se harta dhe marrëveshja është në përputhje të plotë pa ndryshim nga vija administrative 1974-1988-1999 – 2008 dhe kufirit të shënuar nga Komisioni shtetëror dhe i nënshkruar në Vjenë.

Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 (1999), në bazë të G-8 qëu pajtuan me parimet nën Kapitullin VII duke autorizuar vendosjen e Kosovës nën mbikëqyrjen  e OKB-së, vendosjen e një Pranie ndërkombëtare civile – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),

Shiko në vijim nga web faqja: United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc9…

Kronologjia e lirisë së Kosovës  www.un.org/Docs/scres/1999/sc9… me futjen e UNMIK:

–              03 qershor 1999 miratimi i marrëveshjes së RFJ me NATO-Forca e Sigurisë

–              05 qershor përfaqësues të NATO-s dhe të Qeverisë Jugosllave finalizuan detajet në përgatitjen e një marrëveshjeje ushtarake-teknike.

–              08 qershor G-8 Ministrat e Jashtëm, në një takim të mbajtur në Këln, arritën një marrëveshje mbi një projekt-rezolutë për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, i dërguari Ahtisaari u takua me presidentin kinez dhe ministrin e jashtëm kinez në Pekin.

–              09 qershor 1999, pas 78 ditë të fushatës ajrore dhe nën presionin e Rusisë, Serbia pranoi kushtet e armëpushimit dhe nënshkruan marrëveshjen ushtarake-teknike

–              10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e aprovon Rezolutën 1244.

Dokumentet e aprovuara e kanë fuqinë e plotë dhe janë absolutisht obligative për Kosovën sepse marrëveshja dhe harta në këtë periudhë janë në tavolinën e vendimmarrësve. Teksti i marrëveshjes u citua dhe harta është e bashkëngjitur në vijim. United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm. Included as Annex 1 to United Nations Security Council resolution 1244, op.cit.

Forcat e Republikës Federative të Jugosllavisë, nuk do të hyjnë, nuk do të hyjnë përsëri, dhe nuk do të qëndrojnë në territorin e Kosovës, pa pëlqimin e komandantit të forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR. KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare Kosovë – Mali  i Zi, në  pajtim me Marrëveshjen teknike- ushtarake, dhe aneksin e hartave të kësaj Marrëveshje (harta e bashkëngjitur).

Në hartën e 09 Qershor 1999 në vijim është paraqitur kufiri i Kosovës dhe zona e sigurisë  tokësore prej 5km.

Kur thuhet nuk do të hyjnë në territorin e Kosovës, apo,KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare nënkuptohet që ajo vijë dhe ai territor është i përcaktuar në hartën e NATO/KFOR i cili është plotësisht në përputhje me vijën administrative 1974-1988-1999-2008 dhe 2016.

Derisa autoritet e Malit të Zi, nuk kanë pasur qasje në ketë zonë 5 km brenda territorit të Malit të Zi, gjatë  kësaj kohe qytetarëtë Kosovës, kanë hyrë, qëndruar dhe lëvizë në këtë zonë, pa u penguar nga autoritetet e Malit të Zi. Qytetarët e Kosovës, gjithashtu kanë shfrytëzuar këtë zonë edhe për kullosa. Disa prej tyre edhe kanë zhvilluar disa biznese pompa të derivateve të  improvizuara,kontrabanda me cigare dhe kafe.

Në vitin 2004 është marrë një aksion i KFOR-it me policinë e Kosovës dhe nga kjo zonë janë larguar qytetarët e Kosovës. Janë larguar bizneset e improvizuara, është sekuestruar një sasi e derivateve të naftës, kafes dhe cigareve, janë larguar gypat me të cilin është bërë kontrabandë  me deriate të naftës deri në fshatin Novosellë të Pejës.

Kompetencat e Policisë së Kosovës

Fillimisht, pas luftës në Kosovë, vetëm KFOR-ika qenë autoritet për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të Kosovës. Me krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës, tani Policia e Kosovës, me ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, ka filluar të kontrolloj dhe mbikëqyrë kufijtë e Kosovës, së bashku me KFOR-in, përmes patrullimeve të përbashkëta. Kufirin,këtë që ishte nga viti 1974-1988 e deri më sot gusht 2016 me Malin e Zi, Policia e Kosovës, ka filluar ta kontrolloj dhe mbikëqyr së bashku me KFOR-in nga viti 2001. Për këtë është dorëzuar edhe harta e marrëveshjes së Ahtisaarit të bashkëngjitur në këtë shkrim.

Me krijimin e infrastrukturës ligjore për Kufij, Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e kufijve, si dhe me avancimin e bashkëpunimit me policitë kufitare të shteteve fqinje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim policor ndërkufitar, KFOR, pas heqjes së zonës së sigurisë / zonës ajrore dhe tokësore të sigurisë në vitin 2008, ka filluar bartjen e kompetencave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit në Policinë e Kosovës. Kjo bartje e përgjegjësive është bërë marrëveshje në mes të KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe EULEX-it, pasi që janë vlerësuar kapacitet humane dhe teknike të Policisë së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive, në këto marrëveshje është zbatuar kufiri / vija kufitare në bazë të Marrëveshjes teknike ushtarake  KFOR:

  • 03 Shtator 2011KFOR-i ka dorëzuar të Policia e Kosovës kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me Malin e Zi.

Policia e Kosovës, sot ka Protokolle për Patrullime të Përbashkët me policitë kufitare të shteteve fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këta kufij patrullohen bashkërisht nga autoritetet e shteteve respektive.

Policia e Kosovës e kontrollon dhe mbikëqyrë kufirin Kosovë / Mali i Zi, kufirin / vijën kufitare e cila është dorëzuar nga KFOR te Policia e Kosovës, në pajtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen teknike ushtarake të 09 Qershorit 1999 ( aneksi i hartave ), kufi i cili është përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, me Planin e Ahtisaarit, i cili plan është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe me të cilin është shpallur Pavarësia e Kosovës, dhe me këta kufi, Kosova është njohur nga shtetete botës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Marrëveshja për trafikun lokal ndërkufitar

Kosova ka të nënshkruar me Malin e Zi, Marrëveshjen për trafikun lokal ndërkufitar. Trafiku kufitar lokal, është kalimi kufirit nga banorët e zonave kufitare me qëllim të qëndrimit në zonën kufitare të palëve për arsye sociale, kulturore, sportive, arsimore, ekonomike, familjare, fetare, apo për arsye të tjera të ligjshme.

Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve të shteteve respektive, të kalojnë kufirin Kosovë – Mali i Zi, jashtë pikave të kalimit të kufirit, në vendet më të përshtatshme për ta. Të qëndrojnë, lëvizin dhe ushtrojnë veprimtari, në territoret respektive. Kjo lëvizje, qëndrim, kullosa shtrihet deri 30 km nga vija kufitare në brendësi të territoreve respektive.

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Aksident në Mitrovicë, vdes fëmija 1 vjeç e gjysmë

Next Post

Turqia vazhdon t’i bëjë synet kosovarët

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Turqia vazhdon t’i bëjë synet kosovarët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.