“Ai më parë ka punuar në Polici, punë të cilën nuk e ka gjetur më kur e kanë kthyer në Kosovë”, shkruan tahiri në llogarinë e tij në facebook.
“I njëjti kërkon tani punë dhe banesë nga Komuna e Prishtinës. Komuna e Prishtinës i ka dëgjuar disa herë kërkesat e tij. Mirëpo siç e dimë, ndihma që mund të ofrojë Komuna në raste të tilla është shumë e kufizuar, thuajse e pamundur”.
Sipas Tahirit, është përgjegjësi direkte e Qeverisë së Kosovës rritja e punësimit dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve.
“Me një Qeveri si kjo e Isa Mustafës, papunësia dhe varfëria në Kosovë po rriten çdo ditë, dhe paralelisht me të po shtohen edhe kërkesat e tilla”, shkruan Tahiri. Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë reagim nga vetë komuna e Prishtinës në lidhje me këtë rast.






















