Ndërkohë që me datën 23 të këtij muaji, Sindikata e Pavarur e punëtorëve të ‘Feronikelit’, do ti mbledhë të gjithë punëtorët për të diskutuar rreth fatit të këtij gjigandi.
Kreu i kësaj sindikate, Fermi Nika, i ka thënë Gazetës Fjala se protestat mbeten të pashmangshme nëse nuk fillon prodhimi në këtë ndërmarrje.
Kjo kompani ka ndalur prodhim përkohësisht për shkak të krizës në bursën ndërkombëtare duke i dërguar kështu 1 mijë 300 punëtorw në shtëpi.
Drejtuesit e saj kanë kërkuar ndihmë nga Qeverisa e Kosdovës për ta tejkaluar këtë situatë, por kjo e fundit nuk do të përzihet në punët e kësaj ndërmarrje.
Ministria e Financave e cila ka qenë e përfshirë direkt në këtë çështje thotë se i ka dhënë të gjitha instruksionet në baza ligjore kësaj kompanie, por që sipas tij asistenca qeveritare lidhur me këtë ndërrmarrje është e limitur.
Në një prononcim për Gazetën Fjala, zëdhënësi nga Ministria e Financave, Muharrem Shahini, ka thënë se kërkesat fondamentale të kësaj kompanie janë jashtë fush-veprimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më specifikisht, ato janë në kuadër të agjensioneve të pavarura prej të cilëve këto kërkesa janë trajtuar.
“…Para se gjithash, duhet theksuar se burim i këtij jo-stabiliteti në kompaninë Feronikel vie si rezultat i rënies së ndjeshme të çmimeve në berzën ndërkombëtare dhe rrjedhimisht, asistenca Qeveritare mund të konsiderohet e limituar në këtë drejtim”, ka thënë Shahini.
Data 23 vendos për fatin e Ferronikelit
Ndërkohë në një prononcim për Gazetën Fjala, kreu i sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërrmarrje, Fehmi Nika ka thënë se ekziston rreziku që kjo ndërmarrje më të mos e rifillojë punën, dhe si e tillë të gjithë punëtorët e saj rrezikojnë të mbesin pa punë.
“Jemi në rrezik të madh që prodhimi të mos filloj më. Janë rreth 900 punëtor janë të Feroniklit, janë edhe 300-400 punëtor të tjerë që punojnë për Ferroniklin, pra diku 1300 punëtor që përfitojnë pagë nga kjo ndërmarrje”, ka thënë ai
Por ai thekson se nëse prodhimi nuk fillon vendi rrezikon që të ballafaqohet edhe me protesta.
“Nuk kisha pas dëshirë që të ketë protesta, dhe nuk jam duke punuar në atë drejtim. Por nëse nuk fillon prodhimi, problemet mund ti zgjedh edhe protesta”, thotë Nika.
Por pavarësisht kësaj Ministria e Financave shprehet se fati I kësaj ndërmarrjeje varet nga çmimet e berzave ndërkombëtare.
Qeveria nuk mund të bëjë më shumë Ferroniklin
Ministria e Financave si dhe Qeveria e Kosovës, thonë se e gjithë mbështetjen që këta mund ta bëjnë për Feronikelin ka të bëjë më çështje administrative.
Këto dy institucione të pavarura shpresojnë që të normalizohen çmimet në berza ndërkombëtare në mënyrë që ti kthet normaliteti edhe Feronikelit.
“…ju kemi ofruar mbështetje administrative e cila besojmë se do të ju shërbejë ë tejkalimin e kësaj periudhje jo të mirë për kompaninë. Megjithate, sipas parashikimeve çmimet në berza ndërkombëtare do të rikthehen në nivele ku kthehet edhe profitabiliteti i kompanisë dhe Feronnikeli si kompani private jemi te bindur se do te menaxhojnë ketë situate te përkohshme me sukses”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Financave dhënë Gazetës Fjala.
Sipas kësaj ministrie, kompania Ferronikel si kompani private, në menaxhimin e operacioneve të saja si dhe organizimin e resurseve të saja humane vepron brenda kornizave ligjore dhe jashtë interferimeve Qeveritare.
Ndërkohë që Kompania “Feronikeli” i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës – uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lejimin e qasjes në lëndën e parë – përkatësisht në minierën e vet në afërsi të Lipjanit.
Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, menaxhmenti i “Feronikelit” paralajmëron se në fund të muajit qershor do të jenë të obliguar të ndalin punën në këtë gjigant të ekonomisë së Kosovës.
Aktualisht punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, afro 900 sish, punojnë me gjysmë orari.
Disa javë më parë “Feronikeli” e ka ndalur punën duke shkuar në planin e mirëmbajtjes dhe të kujdesit për t’i sanuar disa dëmtime.























