Përderisa, Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se nuk do të kursejë “asnjë mjet demokratik” si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij për ta parandaluar ratifikimin e demarkacionit, në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se i gjithë fokusi i kësaj partie është që të parandalohet ky ratifikim përmes votës kundër, kështu duke shpresuar se as deputetët e koalicionit nuk do ta votojnë Marrëveshjen e 26 gushtit të vitit të kaluar. Ndërsa “Nisma për Kosovën” thotë se do ta vazhdojë kundërshtimin, mirëpo ende nuk ka vendosur për mënyrën e kundërshtimit.
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë se ky subjekt politik tashmë ka filluar punën dhe angazhimin për protestën e 1 shtatorit, në mënyrë që ajo të jetë masive.






















