Ishte shpallur në kërkim pas dënimit për dhunë në familje, kapet sapo futet në Shqipëri.
Policia e Portit të Vlorës mësohet se ka vënë në pranga Mentor Zison, 34 vjeç, banues në këtë qytet.
Burime policore thanë se, arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës, për arsye se pasi është kthyer nga Italia nëpërmjet tragetit “European Voyager”.
Gjatë procedurave të kontrollit për verifikimin e gjeneraliteteve të tij në sistemin TIMS, ka rezultuar person i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Për këtë akuzë ai është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.















