• Latest
  • Trending
  • All

Vizita e Joe Biden historike dhe e zgjidhjeve të problemeve politike

16/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 3 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vizita e Joe Biden historike dhe e zgjidhjeve të problemeve politike

16/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Zyrtarë të lartë shtetëror në Kosovë vlerësojnë se vizita e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, në Prishtinë është historike dhe do të jetë sinjal i ri për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj pavarësisë se Kosovës.

Analistët politik, ndërkaq, thonë se vizita e nënpresidentit Biden do të shtyjë përpara proceset e ngecura të shtet ndërtimit të Kosovës.

Nënpresidenti amerikan JoeBiden arrin në Prishtinë të martën në mbrëmje, dhe një ditë më vonë do të zhvillojë takime me presidentin e Kosovë, Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, por nuk do të takojë asnjë udhëheqës tjetër politik.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Vizita e nënpresidentit Biden shënon një moment të ri historikpër Kosovën, ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai më tutje ka thënë se tash e 26 vite, zëvendës-presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në faqen e tij private në Facebook, ka shkruar se vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën.Mustafa, më tutje, ka shkruar seAleanca Veri-atlantike, e udhëhequr nga SHBA, e shpëtoi Kosovën nga eksodi, shfarosja dhe zhbërja.

Në anën tjetër,analistë politik në vend konsiderojnë se ardhja e nënpresidentit amerikan Joe Baiden në Kosovë ka për qëllim shtyrjen përpara të proceseve politike,të cilat tash e sa muaj kanë ngecur.

Avni Mazreku, profesor në Kolegjin ISPE, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhembesin mbështetësi kryesor i pavarësisë se Kosovës.

Duke marrë parasysh këtë fakt dhe faktin se procesi i shtet ndërtimit, përkatësisht i formësimit të pavarësisë së Kosovës ka ngecur shumë, Mazreku vizitën e Biden e vlerëson si shtytje në funksion të shtyrjeve të këtyre proceseve,tanimë të ngecura në Kosovë.

“Klasa politike në Kosovë është komplet e bankrotuar, dhe klasa politike nuk ka racionalitet ( pozita dhe opozita) në veprimet e saj politike, që çështjet që janë të interesit shtetëror të mos i përdor për konsum të brendshëm politik dhe mos të ketë as një lloji racionaliteti në veprimet e saj politike”.

“Dhe unë besoj se qëndrimi i zotit Biden në Kosovë do të shkojë në funksion të thirrjes së fundit, që kjo klasë politike e ka kohën e fundit të kuptojë se çka është interes institucional shtetëror dhe çka duhet të jetë interes i partive të caktuara politike”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Mazreku.

Duke e vlerësuar jashtëzakonisht shumë vizitën e nënpresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë, analisti tjetërpolitik, Driton Selmanaj, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se me vetë faktin që nënpresidenti amerikan viziton edhe shtetin e Serbisë, nënkupton se SHBA-të të vetmin problem që mund të ndikojë në sigurinë rajonale e shohin raportin jo të mirë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Selmanaj më tutje thotë se Biden në Kosovë do të adresojë edhe temat më të cilat vendi ynë po kalon.

“Unë jam i sigurt se demarkacioni dhe stabiliteti politik dhe institucional në Kosovë do të jenë ndër temat në të cilat ai do të fokusohet. Sepse ka një vit që deklaratat, qoftë të ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, qoftë edhe të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ishte në Kosovë, sikur nuk po lexohen drejtë dhe më kujdes nga ana e skenës sonë politike dhe kjo për ta është shqetësim”, thotë Selmanaj.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, të mërkurën Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, në afërsi të kampit ushtarak amerikan Bondsteel, në rrugën Ferizaj-Gjilan.

Ndryshe, zoti Baiden në Kosovë vlerësohet si një nga mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës.

Ai në vitin 2009, një vit pas shpalljes e pavarësisë, kishte vizituar Kosovën, dhe gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, pati thënë se tash të gjithë mund të binden se pavarësia ishte dhe mbetet zgjidhja e vetme.

Zoti Biden gjithashtu pati shprehur mbështetje për autoritetet e Prishtinës në ruajtjen e tërësisë territoriale dhe krijimin e një shoqërie shumetnike e demokratike.

Tags: albanianHashim Thaçi
Previous Post

Presidenti ngushëllon familjen e Osman Sefë Gashit

Next Post

Hoxha: Duhet dhënë hapësirë e veçantë legjislacionit komercial

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hoxha: Duhet dhënë hapësirë e veçantë legjislacionit komercial

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.