Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili së bashku me kryeministrin Isa Mustafa ishte në hapje të Seminarit tha se ky ndihet i nderuar që është prezent në një seminar të tillë i cili për nga tradita është një traditë e vjetër edhe pse për shkak të rrethanave është përvjetori i 35-të ku njerëz nga e gjithë bota vijnë dhe e mësojnë gjuhën, kulturën e traditën shqiptare ndërsa qytetarët e Kosovës i mësojnë të atyre.
Seminari për kryeministrin Isa Mustafa është bërë shenjë identifikuese e Kosovës .
“Si kryeministër jam i lumtur që kjo traditë e seminarit po vazhdohet duke trajtuar tema të ndryshme dhe të larmishme dhe duke pasur pjesëmarrës dhe elemente nga e gjithë bota.






















