Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Telegrafin, se çmimet e naftës dhe derivateve të saj në Kosovës diktohet edhe nga mungesa enjë rafinerie si dhe mos furnizimi direk nga vendet prodhuese të naftës.
“Do të duhej të kishte rënie të çmimeve edhe pse tek ne lëviz me ngadalë pasi që nuk jemi direkt të furnizuar nga rafineritë botërore në furnizimin e bëjmë nga shtetet e rajonit dhe çmimet lëvizin me ngadalë”, tha ai.
Çmimet e naftës, sipas Fadil Berjanit, diktohen nga çmimet nëpër berza, zgjidhje për të pasur çmime të “mira” të naftës do të ishte krijimi i një rregullatorit, shkruan Telegrafi.
“Kemi kërkuar disa herë që të krijohet rregullatori për caktimin apo kontrollin e çmimit mirëpo Ministra e Tregtisë dhe Industrisë, ka penguar themelimin e rregullatorit dhe tani çmimet caktohen në bazë të tekeve të pikave të karburantit respektivisht tregtarëve”, tha Berjani
Ai thotë se një model i mirë për mbikëqyrjen e tregut të derivateve është shteti i Maqedonisë.






















