Policia kanadeze fillimisht e ka ndalur një sulm t mundshëm pasi ka pranuar informacione të besueshme për një kërcënim potencial terrorist.
Një zyrtar i lartë policor, në kushte anonimiteti i ka thënë Associated Press se personi planifikonte përdorimin e një bombe për të kryer sulm në një zonë publike.
Burime anonime i kanë thënë edhe Reuters se i dyshuari është Aaron Driver, i cili vitin e kaluar është arrestuar pasi hapur ka përkrahur militantët e Shtetit Islamik në rrjete sociale.
Driver nuk është akuzuar për asnjë krim, por në muajin shkurt ai me vendim gjykate, lëvizjet i ka pasur të kufizuara.
Vendimi gjyqësor thoshte se ai nuk duhej të përdorte rrjetet sociale, kompjuterat dhe se nuk duhej të kontaktonte me grupe ekstremiste siç është Shteti Islamik.






















