Për të gjithë ata që kishin parashikuar që gjatë fundjavës të shkonin në plazh, duket se nuk do tu realizohen planet për shkak të motit.
Sipas parashikimit meteorologjik, të premten pasdite pritet që të ketë ulje në disa gradë të temperaturave për shkak të reshjeve të shiut.
Në fundjavë pritet që temperaturat minimale të variojnë nga 10 deri në 12 gradë ndërsa ato të lartat 23-25 gradë celsius.
Ndërkohë që era do të fryejë kryesisht nga veriu-verilindja 3-11m/s, derisa shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale”, thuhet në parashikimin e motit.
















