• Latest
  • Trending
  • All

Brikena Muharremi, baristerja e parë shqiptare në Britani

09/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Brikena Muharremi, baristerja e parë shqiptare në Britani

09/08/2016
in Udhetimi im

Është shqiptarja e parë që ka marrë licencën e Barrister-it në Britani.
Ajo është me profesion Barrister, që do të thotë avokate me të drejta të paraqitjes në të gjitha gjykatat në Angli dhe Uells. Ka pasion letërsinë. Poezia e saj e parë është botuar në moshën 9 vjeçare ndërsa libri i saj i parë me poezi është botuar në moshën 17 vjeçare. Në Kosovë ka fituar çmimin e parë për poezi për fëmijë ndërsa shkrimet e saj janë botuar vazhdimisht në antologji, revista letrare dhe gazeta në Kosovë, Angli dhe Amerikë në gjuhën shqipe dhe angleze. Brikena Muharremi ka ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 16 vjeçare në vitin 1995 me vizë studentore për të studiuar A-levels në shkollë të mesme.
Me mbylljen e shkollës së mesme në Mitrovicë dhe me intensifikimin e presionit nga okupatorët serbë në Kosovë, mësimet filluan t’i ndjekin nëpër shtëpi private dhe gjithmonë me frikë dhe duke u ruajtur nga policia serbe. Nuk kishte parashikuar e as planifikuar që t’a linte Kosovën sepse ka qenë e lidhur shumë me familjen dhe qytetin e saj. Por sistemi shkollor secilën herë po degradohej dhe mësimi nuk bëhej ashtu si duhet.
Në Kosovë ka qenë e zgjedhur si nxënësja më e mirë në shkollë dhe për prindërit e saj ka qenë shumë e rëndësishme që ajo të kishte shkollim adekuat. Kështu që për shkak të situatës dhe pas përfundimit të vitit të dytë të shkollës së mesme iu dha viza studentore për studime në Angli.
Shkollën e mesme (A-levels) e përfundoi në një shkollë të njohur të llojit Grammar. Fillimi për të ka qenë i vështirë për shkak se gjuhën angleze nuk e njihte. Iu desh që gjuhën ta mësonte në të njëjtën kohë si lëndët mësimore në shkollë. Pas përfundimit të shkollës së mesme dhe me shpresën se situata në Kosovë do të përmirësohej ajo kishte bërë plan që të kthehej në Kosovë dhe kishte rezervuar edhe biletën e kthimit.
Por prindërit e lajmëruan që të mos kthehej meqë situata ishte shumë e rrezikshme dhe përkeqësuar. Lufta filloi disa muaj më vonë. Duke mos pasur zgjidhje tjetër qëndroi në Angli dhe po në atë kohë filluan ardhjet masive të refugjatëve nga Kosova për shkak të luftës.
Ajo shprehet se është motivuar që të ndjek degën e drejtësisë nga nisja e luftës në Kosovë dhe me ardhjen masive të refugjatëve nga Kosova në Angli.
Familjet e sapoardhura nga Kosova nuk kishin mbështetje nga askush në Angli dhe njëra prej tyre iu lut Brikenës që t’ju përkthente gjatë një takimi që kishin me avokaten e tyre. Pasi Brikena i ndihmoi në përkthim avokatja e tyre i ofroi Brikenës punë menjëherë në firmën e saj, pa kërkuar ajo punë. Numri i refugjatëve ishte shumë i madh dhe kërkesat për ndihmë ligjore ishin të shumta.
brikeShumica e të ardhurve ishin të traumatizuar dhe në gjendje të rëndë shpirtërore, nuk kishin askënd në Angli, nuk e dinin gjuhën, nuk kishin përkrahje dhe shkonin tek firma ku ajo punonte çdo mëngjes për të marrur ndonjë lajm për statusin e tyre në Angli ose së paku shpresë se çdo gjë do të jetë në rregull. Kështu nisi rrugën e drejtësisë në bazë të dëshirës për të ndihmuar të tjerët në situata të vështira. Për firmën avokatore punoi për disa muaj me radhë si hulumtuese ligjore dhe përkthyese.
Më pas u regjistrua në degën e drejtësisë në Universitetin Westminster në Londër. Në universitet ka qenë përfaqësuese e studentëve dhe ambasadore e universitetit. U diplomua në vitin 2002 me notën maksimale First Class të diplomës dhe ishte studentja e vetme e gjeneratës së saj që arriti këtë rezultat. Suksesi akademik i ka hapur dyert e suksesit në profesionin si Barrister. I janë dhënë dy bursa nga dy institucione prestigjioze për specializim: Sir Thomas More Bursary nga The Honourable Society of Lincoln’s Inn dhe Mary Datchelor Trust Grant nga Clothworkers’ Foundation.
Ka fituar konkursin për trajnim në profesion në bazë të një testi të cilin ka qenë e vetmja nga të gjithë kandidatët që e ka kaluar pranë një firme të njohur avokatësh me zyra në të gjithë botën. Pas marrjes së liçencës së avokates në vitin 2005 filloi punën në Londër.
Ka rreth 10 vjet përvojë pune në Angli në fushën e drejtësisë. Ka përvojë shumë vjeçare në këshillimin e departamenteve qeveritare britanike rreth të gjitha aspekteve ligjore dhe procedurale në këto fusha: shkelje të të drejtave të njeriut në përputhje me ligjet e Anglisë si dhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, veprime apo mosveprime që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, padi për ndjekje penale qëllimkëqija, burgosje të paligjshme të individëve, shkelje të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave/ informatave, lëndime personale dhe hetime gjyqësore pas vdekjes së individëve që kanë qenë nën kujdestari të shtetit.

Përveç punës, Brikena ka themeluar dhe e udhëheq Shoqatën e Juristëve Shqiptaro-Britanik (British-Albanian Lawyers Association). Në lidhje me qëllimin e shoqatës ajo shprehet: “E kam formuar me qëllim të përmbushjes së një nevoje të komunitetit për një adresë për juristët shqipfolës në Angli. Shpesh më kontaktojnë studentë por edhe juristë të kualifikuar në Kosovë apo Shqipëri të cilët dëshirojnë të arrijnë kualifikim si avokatë në Angli dhe kërkojnë udhëzime.
Gjithashtu bashkëkombësit shpesh kërkojnë që të angazhojnë avokatë shqipfolës për shkak të problemit me gjuhën angleze. Shoqata ka këto qëllime: avancimin e edukimit dhe trajnimit të juristëve, promovimin e bashkëpunimit në mes të juristëve britanikë dhe shqiptarë që punojnë në Angli, Shqipëri dhe Kosovë, përkrahjen e gjeneratave të ardhshme të juristëve, promovimin e respektit ndaj sundimit të ligjit dhe mundësimin e qasjes në drejtësi.
Këto do t’i arrijmë përmes organizimit të seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme. Organizata është jofitimprurëse dhe të gjithë aty që marrim pjesë punojmë në mënyrë vullnetare për të mirën e komunitetit.”
Brikena sheh një energji shumë pozitive dhe interesim tek të rinjtë shqiptar për të studiuar drejtësinë dhe për t’u kyqur në profesione tjera në Angli. Qëllimi i saj është që të jetë një zë për të tjerët, të ndihmojë avancimin e diturisë, të ndihmojë në eliminimin e padrejtësive dhe promovimin e paqes dhe mirëkuptimit në shoqëri . Kjo edhe reflektohet në punën e saj si juriste dhe në shkrimet e saj.
Brikena është intervistuar disa herë nga mediat shqiptare dhe ato të huaja rreth shkrimeve të saj letrare si dhe rreth punës së saj në fushën e drejtësisë.

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020
Tags: edi rama
Previous Post

Grabitja e bankës në Bllok, dalin pamjet e tunelit. Ja si arritën tek kasaforta

Next Post

Olsi Qinami, Ëndrra e një dirigjenti për një orkestër në Londër

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Olsi Qinami, Ëndrra e një dirigjenti për një orkestër në Londër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.